
Vrasje e dyfishtë në kryeqytet

Para pak çastesh në një kafiteri të njohur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ka ndodhur vrasje e dyfishtë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vrasja ka ndodhur në kafiterinë “Shisha Bar” që ndodhet në rrugën “Samoilova”, vend ky shumë i frekuentuar.
Jozyrtarisht mësohet se viktimat janë persona të njohur për policinë shkaku i të kaluarës së tyre.
Policia dhe institucionet kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe më vonë pritet komunikim zyrtar.
(Kosova Sot Online)