Kurti rrëfen historinë e dhimbshme të mësuesit

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 20:51
Kurti rrëfen historinë e dhimbshme të mësuesit

Një mësimdhënës me të cilin kishte qëndruar në burgjet e Serbisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Mësuesit, e ka përkujtuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke shkuar për vizitë te familja, Kurti ndau historinë e Osman Jakupit nga Baksi, i cili tha se ishte plagosur e malltretuar në spital e burg, derisa katër familjarë ia kishin vrarë.

“Me mësuesin Osman Jakupi nga Baksi ishim bashkë në burgjet e Serbisë. Ai ishte i plagosur e i burgosur, i malltretuar edhe në spital përveçse i torturuar në burg. Katër anëtarë të familjes i ka të vrarë gjatë luftës, e vetë mësues me ditar në dorë për 45 vjet e 5 muaj”, njoftoi Kryeministri në Facebook.

Pas tij, Kurti tregoi edhe për një takim që pati me vajzën e mësueses së tij të matematikës.

(Kosova Sot Online)