20-vjeçari e godet me grushte axhën e tij

  • E.K /
  • 08 March 2023 - 10:47
20-vjeçari e godet me grushte axhën e tij

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për dhunë në familje, shkruan “Kosova Sot Online”.

I riu dyshohet se ka goditur me grushte xhaxhain e tij për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për të zbardhur motivet e sherrit.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin O. Zh., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, xhaxhain e tij”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)