Gazmend Hoxha zgjedhet Drejtor i Policisë së Kosovës

  • E.K /
  • 08 March 2023 - 11:24
Gazmend Hoxha zgjedhet Drejtor i Policisë së Kosovës

Drejtor i Policisë së Kosovës, është zgjedhur, Gazmend Hoxha, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për drejtor të PK-së kanë aplikuar pesë kandidatë teksa katër nga ta kanë hyrë në listë të ngushtë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se pas vlerësimit profesional janë rekomanduar 3 kandidatë, Gazmend Hoxha, Granit Fetahu dhe Bahri Shala dhe, MPB konkretisht ministri Sveçla ka propozuar për drejtor të PK-së Gazmend Hoxhën.

“ MPB ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Në këtë konkurs kanë aplikuar pesë kandidatë, 4 kanë hyrë në listë të ngushtë. Pas vlerësimit profesional, janë rekomanduar 3 kandidatë Gazmend Hoxha, Granit Fetahu dhe Bahri Shala. Ministri i propozon si kandidat për drejtor të policisë z.Gazmend Hoxhën”, tha Dobra.

(Kosova Sot Online)