
Kurti: Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme

Barnat për qytetarët duhet të jenë të disponueshme dhe të përballueshme, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, pas miratimit të Projektligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale në Qeverinë e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kurti ka theksuar se ky projektligj mundësin përballimin e sëmundjeve me masa të përballueshme.
“Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme. Nuk mjafton që ato të jenë në raftet e barnatoreve, nëse nuk janë në sirtarët e shtëpive tona. Nuk mjafton që t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti. Na duhen të dyja, pa kursyer shëndetin dhe duke kursyer xhepin. Projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, që e miratuam sot në qeveri, na mundëson të përballojmë sëmundjet me barna të përballueshme, të vendosim çmime tavan dhe të unifikuara për ilaçet. Që të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe t’i mbrojmë ata nga abuzimi me çmime”, ka shkruar Kurti.
(Kosova Sot Online)