Selmanaj: LDK nuk është kundër Asociacionit

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 13:40
Selmanaj: LDK nuk është kundër Asociacionit

LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se, pra nuk janë kundër formimit të tij, ka theksuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka komentuar qortimet nga ambasadat amerikane dhe gjermane për partinë e tij që të mos dalin kundër formimit të Asociacionit.

“Nuk është se LDK-ja ka ndërruar qëndrimin për çështjen e Asociacionit. LDK-ja nuk është kundër Asociacionit, LDK-ja është që çështja e dialogut të jetë çështje prioritare në raport me agjendën tonë të fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe respektimin e marrëveshjeve të gjithave që i kanë nënshkruar Qeveritë e Kosovës”, ka deklaruar ai në Dukagjini.

Po ashtu, ai ka thënë se partia e tij ka shumë pikëpyetje në lidhje me propozimin e Bashkimit Evropian për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


(Kosova Sot Online)