Shqipëria dje u godit nga 6 tërmete

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 07:54
Shqipëria dje u godit nga 6 tërmete

Shqipëria dje brenda 12 orëve u lëkund nga 6 tërmete, bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Epiqendrat e lëkundjeve u regjistruan dy në Laç, një në Bilisht dhe tre në Konispol.

Goditjet më të forta u regjistruan në Konispol 4.4 dhe 3.6 ballë më pas në Laç 3.2 ballë të shkallës rihter njoftoi Instituti i Gjeoshkencave.

Nuk ka njoftime për dëme materiale.

(Kosova Sot Online)