"Kosova ka bërë përpjekje të mëdha", ministrat e BE’së e kalojnë në lexim të parë heqjen e vizave për Kosovën

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 13:16

Këshilli i Ministrave të BE-së ka bërë miratimin në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Heqja e vizave për Kosovën do të zbatohet që nga data kur Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi ose nga 1 janari 2024, cilado që të vijë e para.

Ministrja suedeze për Migracionin, Maria Malmer Stenergard, vendi i së cilës udhëheq Presidencën e BE-së, tha se Kosova ka bërë përpjekje të mëdha në menaxhimin e sigurisë.

“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të BE-së. Shpresojmë që bashkëpunimi ynë në këto fusha të vazhdojë të jetë i frytshëm”.

(Kosova Sot Online)