Berisha: Rama le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton dot nga afera e djegësve

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 13:21
Berisha: Rama le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton dot nga afera e djegësve

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal sërish te konferenca e sotme te mega-skandali i inceneratorëve.

“Koalicioni do jetë koalicion fitimtar. PD do e drejtojë koalicionin.

Ju duhet të keni parasysh, dy figurat Rama dhe Veliaj, nuk takojnë dot qytetarë. Edhe zyrtarët që i fusin në takim, i fusin me detektorë metalikë. E kuptoni se çfarë tmerresh i kanë kallur atij. Kurse Veliaj rrethohet nga një batalion i policisë bashkiake dhe takon 3-4 vetë të përgatitur.

Rama-Veliaj janë autorë kryesorë të aferës së tmerrshme të djegësave. Kryetar është direkt Edi Rama. Ia dha Arben Ahmetaj.

Le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve. Të bëjë ç’të dojë, të kontrollojë kë të dojë. Ai është njeriu që mobilizoi qeverinë për një aferë të tmerrshme.

Erion Veliaj kreu krimin e shëmtuar duke firmosur në emër të gjithë këshillit dhe sot gjobit qytetarët me 18 euro për çdo ton. Janë të zier në krim, janë të mbrujtur në krim, janë të pashpresë. Ndaj i bën këto. Kontrollon shtëpitë vetëm për të shpëtuar nga inceneratorët. Se SPAK është shndërruar totalisht në repart të PS-së. Totalisht!” tha Berisha.

"Duke e njohur çështjen, Arben Ahmetaj nuk ka vendosur firma në djegësin e Elbasanit, nuk ka vendosur firmë në djegësin e Tiranës, por në djegësin e Fierit dhe Elbasanit, Ahmetaj në vlerësimin tim është përgjegjësi numër 4, pas Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt.

Ahmetaj është njeriu që me kryeministrin kanë mobilizuar fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për djegësat. Fondi Rezervë i Këshillit të Ministrave nuk preket pa firmën e Ministrit të Financave. Ahmetaj thotë “më janë bërë presionet më të jashtëzakonshme”. Të bëhet i penduar dhe t’ia thotë drejtësisë. Thuhet se Rama i ka bërë presione të tmerrshme për të firmosur”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)