Vuçiq: Nuk ka njohje të Kosovës, nuk ka dorëzim

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 12:33
Vuçiq: Nuk ka njohje të Kosovës, nuk ka dorëzim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka dorëzim dhe se Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidenti i Serbisë tha se për këtë gjë është betuar në Kushtetutën e Serbisë.

“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruaj pavarësinë e Kosovës! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de facto as de jure“, tha Vuçiq.

Vuçiq ka theksuar se nuk do të ketë njohje të Kosovës, por duhet të ketë pajtim me shqiptarët.

(Kosova Sot Online)