Moti në Kosovë, diell dhe vranësira

  • E.K /
  • 13 March 2023 - 08:35
Moti në Kosovë, diell dhe vranësira

Sot në Kosovë moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas IHMK-së, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.

Parashikimi i Motit për pesë ditë ( 13- 17 mars 2023)!

Mot i ndryshueshëm

E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta, ndersa në ultësira paraqiten kushte për mjegull.

E martë- Mot me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Temperaturat minimale mbeten rreth zeros , ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.

E merkurë- Mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.

E enjte- Mot kryesisht i vranët dhe i fresket. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse.

E premte-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.

Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Sasitë e reshjeve të fundit ishin nga 4 deri 70 l/m2 në rrafshin e Dukagjinit, derisa të njejtat në rrafshin e Kosovës kan variuar nga 5 deri 43 l/m2.

(Kosova Sot Online)