Makina përplas këmbësorin 39-vjeçar

  • E.K /
  • 13 March 2023 - 10:50
Makina përplas këmbësorin 39-vjeçar

Një shofer me veturën e tij ka përplasur një 39-vjeçar në qytetin e Kukësit, shkruan “Kosova Sot Online”.

39-vjeçari është lënduar, ku edhe ka marrur trajtim mjekësor në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë

Kukës/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, automjeti tip “Daimler Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh., i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)