Gjendet i vdekur një person, policia jep detaje

  • A.P /
  • 06 May 2026 - 14:45
Gjendet i vdekur një person, policia jep detaje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ditën e djeshme në Mitrovicën e Jugut, është gjetur i vdekur një person.

Në raportin e PK’së shtohet se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

‘’HETIM MBI VDEKJEN

Mitrovicë Jugu 05.05.2026 – NN. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar  mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar’’, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)