
Vuçiq: Nuk e di se çfarë qëllimi kanë takimet nëse nuk zbatohet Asociacioni,do të përpiqem të punoj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi,q tha sot para takimit me të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, se nuk e di se cili është qëllimi i takimeve, nëse dikush nuk është i gatshëm të flasë, e jo më të zbatojë formimin e Asociacionit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai tha se do të përpiqet që të punoj për të parë se çfarë do të bëhet.
“Nëse nuk flas shumë para takimit, sot dhe nesër do të jem me të. Do të përpiqem të punoj për të parë se çfarë është, jo çfarë do të fantazojmë, por çfarë mund të bëjmë. Nëse dikush nuk është gati të flasim, e lëre më të zbatojmë Asociacionin, nuk e di se çfarë është qëllimi”, tha ai.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak nis sot vizitën e tij në Beograd, në kuadër të përgatitjeve për takimin e ardhshëm të liderit serb dhe atij të Kosovës, Albin Kurti në Ohër.
(Kosova Sot Online)