Përparim Rama: Sivjet pritet të fillojë ndërtimi i spitalit të Prishtinës

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 16:53
Përparim Rama: Sivjet pritet të fillojë ndërtimi i spitalit të Prishtinës

Sivjet pritet të fillojë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës, ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë me dije se sot është bërë prezantimi i planit të detajuar për këtë spital, i cili do të ketë 200 shtretër.

Për këtë projekt, Rama ka thënë se janë ndarë parcela në Prishtinën e Re dhe buxheti prej 1.3 milionë euro.

“Faleminderit partnerëve tanë nga ICME, për punën fantastike në krijimin e një objekti të denjë që do të plotësojë të gjitha kushtet e qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)