Sot moti me shi dhe borë në Kosovë

  • E.K /
  • 15 March 2023 - 08:17
Sot moti me shi dhe borë në Kosovë

Sot pritet të mbajë mot me vranësira, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në mëngjes priten riga lokale shiu ndërsa pasdite priten rrebeshe shiu, që më vonë shndërrohen edhe në reshje bore.

Kurse, edhe nesër pritet të ketë temperatura të ftohta.

Njoftimi i plotë:

15.03 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite priten rrebeshe shiu, që më vonë shndërrohen edhe në reshje bore.

16.03 – Ftohtë. Vransira dhe intervale me diell pasdite.

17.03 – Ngrica në mëngjes, e gjatë ditës kryesisht me diell.

Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -4C në fillim të javës dhe ditën e premtë, ndërsa maksimalet deri të martën shënojnë rritje në 15C e 17C, por me një rënie të përkohshme ditën e enjtë në 5C.

Era fryn nga jugu e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e të mërkurën mbrëma ndryshon drejtimin në veriore dhe frynë me hove edhe deri në 12 e 14m/s ditën e enjtë.

Shtypja atmosferike pas një rritjeje në fillim të javës, sërish në rënie të thellë nën vlera normale.

(Kosova Sot Online)