Merr flakë vetura në ecje, lëndohet shoferi

  • E.K /
  • 15 March 2023 - 08:41
Merr flakë vetura në ecje, lëndohet shoferi

Një automjet përderisa ishte në lëvzije ka marrë flakë në ecje në Sanxhak të Kurbinit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se shoferi ka pësuar lëndime.

Shoferi ka marrur trajtim mjekësor në spital.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë së Kurbinit:

Në Sanxhak, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)