Bosch: Propozimi evropian është premtues, marrëveshja do të jetë në dobi të Kosovës nëse zbatohet

  • E.K /
  • 15 March 2023 - 13:29
Bosch: Propozimi evropian është premtues, marrëveshja do të jetë në dobi të Kosovës nëse zbatohet

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, tha se propozimi evropian është premtues, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai shton se zbatimi i marrëveshjes është në dobi të Kosovës nëse zbatohet.

“Ideja është e njëjtë me marrëveshjen midis Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore në atë kohë. Ata nuk e njohën njëri-tjetrin de jure por de fakto. Tani që Vuçiq po heq dorë nga kjo pjesë thelbësore e marrëveshjes, ajo heq çdo arsye për një gjë të tillë, një marrëveshje.Serbia tani pretendon se fillimisht duhet të formohet Asociacioni dhe të jetë në formën siç është pajtuar (gabimisht) nga palët në vitet 2013-2015. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i shpalli disa pika të marrëveshjes jokushtetuese”, tha ish ambasadori holandez.

“Është e qartë se marrëveshja do të jetë në dobi të Kosovës nëse zbatohet, me kusht që të jetë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

(Kosova Sot Online)