Escobar pritet nga Vuçiq në Beograd

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 16:48
Escobar pritet nga Vuçiq në Beograd

Takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në Beograd, ka zhvilluar sot i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi që vizitë atje ka zhvilluar I dërguari evropian, Miroslav Lajçak, si pjesë përgatitore për takimin midis Kosovës dhe Serbisë në Ohër më 18 mars

Escobar pas takimit të 27 shkurtit midis kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq kishte thënë se presin që të arrihet shpejt një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pas vizitës në Serbi, Escobar do të vjen edhe në Kosovë, derisa takimi në Ohër mbahet të shtunën.

(Kosova Sot Online)