Sot do të jetë moti i ftohtë dhe me borë

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 08:32
Sot do të jetë moti i ftohtë dhe me borë

Sot në Kosovë moti do të jetë i ftohtë dhe reshjet e borës vazhdojnë vende-vende deri në mëngjes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ditën mbetet ftohtë, kryesisht me vransira në lindje të vendit, e intervale me diell në Dukagjin.

Kurse, nesër do të ketë diell dhe vranësira.

Njoftimi i plotë:

16.03 – Reshje të borës vazhdojnë vende-vende deri në mëngjes. DItën mbetet ftohtë, kryesisht me vransira në lindje të vendit, e intervale me diell në Dukagjin.

17.03 – Vransira dhe intervale me diell.

18.03 – Kthjellime e diell. Ngrica në mëngjes.

19.03 – Kryesisht me diell. Më ngrohtë gjatë ditës.

20.03 – Vransira e intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -3C ditën e shtunë, ndërkaq ato maksimale pas rënies në 6C ditën e enjte, në fundjavë shënojnë rritje deri në 16C.

Frynë erë mesatarisht e fuqishme nga veriu 7-14m/s, ditën e enjte, e në fundjavë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 1-6m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)