Faton Peci: Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 11:21
Faton Peci: Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka theksuar se çdo qytetar i Kosovës gëzon të drejtën ligjore që të mbrohet nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Peci ka thënë se duke filluar nga dita e sotme, nuk do të ketë tolerancë rreth pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura.

Personat fizik dhe subjektet juridike që nuk e respektojnë ligjin do të gjobiten.

“Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura, hapësira publike, të punës, në hapësira të transportit publik dhe në çdo hapësirë tjetër që përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit”, ka thënë Peci.

“Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që duke u bazuar në përgjegjësitë ligjore, si dhe interesimin për funksionalitet të plotë karshi mandatit dhe përgjegjësive që ka AUV, të merren masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në teren. Ministri i BPZhR-së, Faton Peci u shpreh se çdo qytetar i Republikës së Kosovës gëzon të drejtën ligjore që të mbrohet nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit, thuhet në komunikatën e MBPZhR.

(Kosova Sot Online)