Escobar nesër takon Osmanin

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 20:00
Escobar nesër takon Osmanin

Me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit të ShBA’ve, Gabriel Escobar, nesër do të takohet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, ky takim do të mbahet në orën 09:00 në Presidencë.

Po ashtu, në orën 10:00, pas takimit, Presidentja Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, do të deklarohen për media.

Ndryshe, Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Më 18 mars, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak, fillimisht do të mbajnë takime dypalëshe me Kurtin dhe Vuçiq, dhe më pas është paraparë të mbahet takimi i përbashkët.

Takimet dypalëshe pritet të nisin paraditen e së shtunës.

(Kosova Sot Online)