Escobar do të takohet edhe me Konjufcën
Nesër në takim emisarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, do të pres kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Escobar do të takohet me liderët e Kosovës para datës 18 mars kur pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajmi është bërë i ditur nga kabineti i kryekuvendarit me anë të një komunikate për media.
Kjo është komunikata e plotë:
Agjenda e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për nesër, 17 mars 2023
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar.
Koha: 10:20
Vendi: Kabineti i kryetarit
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!
Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun
(Kosova Sot Online)