Prizren: Therje me thikë në shkollë

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 09:55
Prizren: Therje me thikë në shkollë

Një rast i therjes me thikë ka ndodhur dje në mbrëmje në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren, raporton “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka therur me mjet të mbrehtë një person.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)