Osmani: Në Ohër Kosova shkon me këtë mendësi dhe me shpresën për një rezultat pozitiv

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 10:48
Osmani: Në Ohër Kosova shkon me këtë mendësi dhe me shpresën për një rezultat pozitiv

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vizita e Gabriel Escobarit rikonfirmon përkushtimin e përbashkët në procesin e dialogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se Kosova shkon në takim në Ohër me shpresën që të ketë një rezultat pozitiv.

Ajo ka thënë se Kosova do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim dhe qasje konstruktive siç ka bërë gjatë gjithë këtij procesi duke e kuptuar momentumin e takimit në Ohër.

“Ne besojmë fort se një marrëveshje e drejt dhe gjithëpërfshirëse ku trajtohemi si dy shtete të barabarta është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë. Në Ohër Kosova shkon me këtë mendësi dhe me shpresën për një rezultat pozitiv”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)