Pas Osmanit e Konjufcës, Escobar takohet edhe me Albin Kurtin

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 12:03
Pas Osmanit e Konjufcës, Escobar takohet edhe me Albin Kurtin

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka takuar Kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas takimit me Presidenten, Vjosa Osmani, Escobar tha se pret rezultat pozitiv dhe takime produktive në Ohër që do të mbahet nesër.

“Mirëpres takime produktive në Ohër. Ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësit për Kosovën dhe Serbinë për tu bërë pjesë e komunitetit euro-atlantik. Ky propozim jep një mundësi të madhe për paqe për të dy vendet. Ne kemi synim që kjo të funksionoj për Kosovën por jo vetëm për Kosovën. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër. Jam shumë optimist për një zgjidhje një paqësore. Dhe shpresoj se pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, ka thënë Escobar.

(Kosova Sot Online)