Kamioni merr flakë në lëvizje

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 13:38
Kamioni merr flakë në lëvizje

Një kamion ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje e sipër sot në rrugën Kotë-Gjorm në Vlorë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një problem teknik.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 11:30, në rrugën Kotë-Gjorm, një mjet kamion me drejtues shtetasin V. N., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fotografi ilustruese:

(Kosova Sot Online)