Ndaj Putinit lëshohet urdhër-arrest

  • A.P /
  • 17 March 2023 - 16:38
Ndaj Putinit lëshohet urdhër-arrest

Urdhër-arrest për presidentin rus, Vladimir Putin, ka lëshuar Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Putin akuzohet si përgjegjës për krime të luftës, përfshirë depërtimin joligjor të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.

Gjykata thotë se krimet janë kryer në Ukrainë nga 24 shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi invazionin.

Moska zyrtare i ka mohuar akuzat për krime lufte gjatë invazionit. 

(Kosova Sot Online)