
Kryeministri Kurti arrin në Ohër

Para pak minutash në Ohër, ka arritur kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti fillimisht do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell e i cili do të jetë i shoqëruar nga Miroslav Lajcak.
Ndërkohë pasi Borell e Lajcak të kenë përfunduar edhe takimin e tyre me presidentin serb, Aleksnader Vucic, do të zhvillohet takimi trepalësh Kurti-Vuçiq i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në këtë takim do të diskutohet për finalizimin e Aneksit të Implementimit të planit franko-gjerman.
(Kosova Sot Online)