Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova që humbi jetën në aksident

  • A.P /
  • 24 February 2026 - 10:15
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova që humbi jetën në aksident

Lajmi për vdekjen tragjike të një shqiptari nga Kosova si pasojë e një aksidenti komunikacioni në Austri është raportuar dy ditë më parë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bëhet e ditur se sot, më 24 shkurt, atij do t’i jepet lamtumira e fundit.

Bëhet fjalë për të riun me inicialet N.Sh., i cili prej vitesh jetonte dhe vepronte në Zvicër. Ai ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e trafikut në Austri.

Sipas njoftimeve, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 24 shkurt, në ora 16:00, në fshatin Herticë të komunës së Podujevës.

I ndjeri lë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël, ndërsa familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin sot lamtumirën e fundit në vendlindje.

(Kosova Sot Online)