Vuçiq parashikon: Lufta e III-të Botërore nuk është larg

  • A.P /
  • 17 March 2023 - 21:00
Vuçiq parashikon:  Lufta e III-të Botërore nuk është larg

Një natë para takimit në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq,ka bërë pothuajse parashikime apokaliptike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Lufta e III-të Botërore nuk është larg dhe se detyrë e tij është që ta shpëtojë Serbinë.

Vuçiq ka thënë se serbët mund të përballen me pasoja demografike, juridike dhe të tjera, porse qëllimi është që shteti serb të jetë i sigurt dhe të evitohen konflitet dhe luftërat e të tjeëve.

“Kjo është detyra jonë e shenjtë. S’mund të më thuash mua se çfarë janë emocionet, që unë jam i pazemër. Është detyrë e imja të jem i ftohtë, që ta ruajë paqen për fëmijët tanë dhe të shpëtojë jetët e mijëra njerëzve. Do të këmbëngulë në këtë gjë”, ka thënë presidenti serb. 

(Kosova Sot Online)