400 viktima nga cikloni 'Fredi'

  • A.P /
  • 17 March 2023 - 23:00
400 viktima nga cikloni 'Fredi'

Si pasojë e ciklonit Fredi, i cili ka goditur prej një muaji disa vende të Afrikës, ka arritur në 400 numri i viktimave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Malaui, Madagaskari dhe Mozambiku janë shtetet më të dëmtuar nga ky ciklon tropikal, ku raportohen dhe shumë persona të humbur apo të evakuuar.

Sipas ekspertëve të meteorologjisë, ky ciklon është një ndër më të jetëgjatët që ka njohur hemisfera jugore, në mos e gjithë bota.

Ai ishte i fuqishëm mjaftueshëm sa për t’u klasifikuar zyrtarisht në sistemin e cikloneve për 36 ditë.

Fredi e nisi udhëtimin e tij në perëndim të Australisë, kaloi më pas jugun e Oqeanit Indian nga lindja në perëndim, duke u bërë një nga 4 stuhitë në histori që bën këtë gjë. Erërat e tij në tokë arritën deri në 260 km/h, ndërkohë që në det ishte dhe më i fortë.


(Kosova Sot Online)