Abbot: Mund të ketë rezultat pozitv nga Ohri nëse ka vullnet politik nga Kurti e Vuçiq

  • E.K /
  • 18 March 2023 - 10:28
Abbot: Mund të ketë rezultat pozitv nga Ohri nëse ka vullnet politik nga Kurti e Vuçiq

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se pret një rezultat pozitiv nga takimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abott ka shkruar se ky rezultat arrihet nëse ka vullnet politik, kurajo dhe pragmatizëm nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ndihmojë në implementim.

“Një rezultat pozitiv nga bisedimet për normalizim në Ohër mund të ndodh me vullnet politik, kurajo dhe pragmatizëm nga Albin Kurti dhe Aleksander Vucic. Do të përfitojnë qytetarët dhe komunitetet. Mbretëria e Bashkuar mbështet ndërmjetësit everopian dhe qëndron gati të ndihmojë implementimin”, ka shkruar Abbott në Facebook.

(Kosova Sot Online)