Vjen paralajmërimi për Kurtin e Vuçiqin

  • A.P /
  • 20 March 2023 - 20:51
Vjen paralajmërimi për Kurtin e Vuçiqin

Për marrëveshje e arritur në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. 

Ai ka thënë se do e ndjekin me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve dhe natyrisht do ketë pasoja nëse nuk respektohen.

Ne do ndjekim me vëmendjen respektimin e këtyre marrëveshjeve. Do të ketë pasoja nëse këto marrëveshje nuk respektohen, duhet ditur se ka qenë marrëveshja me e mirë e mundshme, jemi në rrugën drejtë normalizimit dhe synimi ynë është normalizimi i plotë. Nuk do të ndalem që ta sqarojë fjalë për fjalë çështjen e termave të përdorur, nuk ka asnjë ambiguitet apo dykuptimësi sa i përket zbatimit të Asociacionit”, ka thënë ai.

“Edhe para agresionit në Ukrainë ka pasur angazhime, janë kontributet tona për t’i zgjidhur këto çështje në mënyrë që perspektiva e të dy vendeve në kontekstin e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë ka nxitur edhe me shumë që të dy vende të shkojnë drejt BE’së”, tha ndër të tjera ambasadori Guerot.


(Kosova Sot Online)