Mustafa: Osmani e ka përmend nevojën që marrëveshja të shkojë në Kuvend, ajo s’ka thënë asnjë fjalë vet

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 10:43
Mustafa:  Osmani e ka përmend nevojën që marrëveshja të shkojë në Kuvend, ajo s’ka thënë asnjë fjalë vet

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar deklaratën e presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani ku ka kritikuar Bashkimin Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Muatafa tha se Osmani nuk tregoi nëse marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe si do të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së kësaj marrëveshje.

“Presidentja e Kosovës e ka përmend nevojën që marrëveshja të shkojë në Kuvend mirëpo ajo s’ka thënë asnjë fjalë vet, do të duhej që edhe presidentja të merrej me këtë çështje sepse ajo e ka rolin që të kujdeset për kushtetutshmërinë”, tha ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar Bashkimin Evropian pasi sipas saj ata po kërkojnë ma shumë nga Kosovë se nga Serbia.

(Kosova Sot Online)