Abdixhiku: Në procesin e dialogut u bënë lëshime të mëdha

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 19:42
Abdixhiku: Në procesin e dialogut u bënë lëshime të mëdha

Janë bërë lëshime të mëdha në procesin e dialogut, të cilat i shkaktuar humbje një mundësi për avancim të pozicionit të shtetit të Kosovës, ka deklaruar lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Ai tha se janë bërë lëshime të mëdha në procesin e dialogut, të cilat i shkaktuar humbje një mundësi për avancim të pozicionit të shtetit të Kosovës. 

“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi temën e dialogut dhe lëshimet e mëdha të bëra në këtë proces. Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për vendin tonë; adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”, shkroi Abdixhiku.


(Kosova Sot Online)