E papritur: Ky deputet largohet nesër nga Vetëvendosje

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 21:02
E papritur: Ky deputet largohet nesër nga Vetëvendosje

Nga grupi Parlamentar i deputetëve të Vetëvendosjes, pritet të largohet përfundimisht deputeti i partisë në pushtet Fatmir Humolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai  do të funksionoj si deputet i pavarur.

Lajmin e ka konfirmuar vetë deputeti Humolli, i cili e ka quajtur qeverisje të dështuar, qeverinë Kurti.

Një paralajmërim të tillë, Humolli thotë se e ka bërë ditë më parë.

“Nga nesër do të largohem nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes. Kjo është qeverisje e dështuar. Vetëm një gjë mund të më ndalë. Vetëm riformatimi i qeverisë mund të më ndalë nga largimi i VV-së”, tha deputeti Humolli

I pyetur nëse lajmin për largimin e tij, ia konfirmuar kryetarit të partisë, njëherësh kryeministrit, Albin Kurti, Humolli tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Por, që sipas tij diskutimet me Kurtin ishin bërë para se ai të futet në listën e deputetëve të VV-së.

“Me kryeministrin Kurti kam diskutu kur kam hy në Listën e VV-së, ai nuk iu ka përbajtë kushteve të mija. S’kem çka me diskutu, derisa nuk është i gatshëm me ndryshu”, deklaroi Humolli.

(Kosova Sot Online)