Ky shtet hedh poshtë pretendimet e Putinit

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 22:40
Ky shtet hedh poshtë pretendimet e Putinit

Britania e Madhe ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për dezinformim të qëllimshëm pasi ai pretendoi se qeveria e saj po furnizonte Ukrainën me armë me komponent bërthamor.

Pas bisedimeve me presidentin kinez, Xi Jinping, në Moskë Putin tha se Rusia do të përgjigjej në përputhje me rrethanat, nëse Britania e Madhe i dërgonte qeverisë në Kiev municione tankesh me uranium të varfëruar.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes hodhi poshtë paralajmërimin, duke thënë se predhat e blinduara kishin qenë pajisje standarde për dekada dhe nuk kishin të bënin me armët bërthamore.

Në një konferencë për shtyp së bashku me Xi, udhëheqësi rus vuri në dukje planet britanike për t’i dërguar Ukrainës predha të uraniumit të varfëruar së bashku me një skuadron të tankeve kryesore të betejës “Challenger 2”.

“Duket sikur Perëndimi synon të luftojë Rusinë deri në ukrainasin e fundit”, tha ai.

“Nëse kjo ndodh, Rusia do të përgjigjet në përputhje me rrethanat, duke pasur parasysh se Perëndimi kolektiv ka filluar të përdorë armë me komponent bërthamor.


(Kosova Sot Online)