Studentët serbë kërkojnë shkarkimin e Vuçiqit

  • E.K /
  • 23 March 2023 - 08:17
Studentët serbë kërkojnë shkarkimin e Vuçiqit

Përfaqësues të Komitetit të Nismës Studentore të Universitetit të Beogradit, do të paraqesin në Kuvendin e Serbisë kërkesën për inicimin e procedurës për mosbesimin ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Studentët kanë thënë për agjencinë Beta se nisja e votimit të mosbesimit ndaj Vuçiqit është kërkuar për shkak të shkeljes së Kushtetutës.

“Të enjten, më 23 mars, në ora 12:44 do t’ua paraqesim të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë kërkesën për fillimin e procedurës së mosbesimit ndaj Presidentit të Republikës, Aleksandar Vuçiq. Në këtë mënyrë duam që të gjitha palët të shprehen qartë nëse janë për dorëzimin e Kosovës dhe pranimin e planit franko-gjerman”, thanë studentët.

(Kosova Sot Online)