Abdixhiku: Kurti dhe Vali Corleone nuk kanë punuar asnjëherë

  • a.p /
  • 23 March 2023 - 22:44
Abdixhiku: Kurti dhe Vali Corleone nuk kanë punuar asnjëherë

Një krahasim tejet interesant për kryeministrin Albin Kurti, e ka bërë kryetari i LDK-së, LumirAbdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se vetëm Kurtit dhe Vali Corleones, nuk iu ka thënë askush “puna e mbarë”, për shkak se sipas tij nuk kanë punuar asnjëherë.

Për Kurtin, ai tha se nuk di ta menaxhojë asnjë projekt të vetëm.

“Dy njerëz në Kosovë, që nuk i ka thënë askush puna e mbarë, Vali Corleone dhe Albin Kurti, kurrë në jetën e vet punë s’kanë bërë, kurrë në jetë të vet nuk i kanë thënë puna e mbarë. Ky nuk din ta menaxhojë një projekt të vetëm”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)