Sanchez: Bota duhet ta dëgjojë edhe Kinën

  • A.P /
  • 24 March 2023 - 22:30
Sanchez: Bota duhet ta dëgjojë edhe Kinën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë se bota duhet ta dëgjojë Kinën për të gjetur një rrugëdalje nga lufta në Ukrainë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kina është një aktor global, kështu që padyshim që ne duhet të dëgjojmë zërin e saj për të parë nëse mes nesh, ne mund t’i japim fund kësaj lufte dhe Ukraina mund të rimarrë integritetin e saj territorial”, tha Sanchez në një konferencë shtypi në Bruksel pas një takimi të Këshillit Evropian.

Lideri spanjoll pritet të vizitojë Pekinin më 31 mars për bisedime me presidentin Xi Jinping. Takimi mes dy liderëve pritet të ketë në fokus kryesisht luftën në Ukrainë

Xi e ka përshkruar Kinën si “të paanshme” dhe ka propozuar një plan paqeje prej 12 pikash, ku ka bërë thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës.


(Kosova Sot Online)