Rama në Francë, takim kokë më kokë me Macronin

  • A.P /
  • 22 June 2026 - 12:05
Rama në Francë, takim kokë më kokë me Macronin

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Francë për një vizitë zyrtare.

Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se shefi i qeverisë do të zhvillojë një takim me Presidentin francez, Emmanuel Macron, rreth orës 13:00 në Pallatin Élysée.

Ende nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi axhendën e takimit, por një nga temat kryesore që pritet të diskutohet është procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe ecuria e negociatave me Bashkimin Evropian.

Më 17 qershor, Parlamenti Evropian miratoi progres-raportin për Shqipërinë, duke rikonfirmuar mbështetjen për procesin e integrimit europian të vendit.

(Kosova Sot Online)