Bëri veprime të turpshme me djalin e mitur të gruas, arrestohet 36-vjeçari

  • E.K /
  • 25 March 2023 - 13:34
Bëri veprime të turpshme me djalin e mitur të gruas, arrestohet 36-vjeçari

Një person 36 vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi në muajin gusht 2022, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky person dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me 15-vjeçarin që rezulton të jetë djali i bashkëjetueses se tij.

Ky rast ka ndodhur vitin e kaluar, por denoncimi në polici është bërë disa ditë me parë.

Pas denoncimit Policia ka arrestuar autorin e dyshuar dje.

I mituri dhe autori i përkasin komunitetit egjiptian.

(Kosova Sot Online)