Ja kur do të mbahet mbledhja e radhës e dy qeverive shqiptare

  • A.P /
  • 26 March 2023 - 17:28
Ja kur do të mbahet mbledhja e radhës e dy qeverive shqiptare

Mbledhja e ardhshme e dy qeverive do të mbahet në qershor, pasi  janë dakorduar sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur Rama pas takimit që ka pasur sot me Kurtin në Tiranë.

Ky i fundit e ka njoftuar Rama për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

“Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor”, shkroi Rama.

(Kosova Sot Online)