Shpërthim, dy të vdekur dhe 12 të plagosur

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 13:00
Shpërthim, dy të vdekur dhe 12 të plagosur

Dy persona u vranë dhe 12 u plagosën në një shpërthim pranë ministrisë së jashtme të Afganistanit në Kabul, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas një postimi të OJQ-së në Twitter, fëmijë është në mesin e të plagosurve.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.

Kabuli dhe zona të tjera urbane të Afganistanit kanë qenë objektiv i disa sulmeve në muajt e fundit, disa prej të cilave janë marrë përsipër nga Shteti Islamik.

(Kosova Sot Online)