Pronar i lokalit ku ndodhi masakra, Prokuroria kërkon 3 vite burg për Fation Muratin

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 16:33
Pronar i lokalit ku ndodhi masakra, Prokuroria kërkon 3 vite burg për Fation Muratin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 3 vite burg për Fation Muratin pronarin e lokalit në “Don Bosko” që u qëllua me breshëri automatike, duke lënë të vdekur banakieren dhe gjashtë person tjerë të plagosur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Prokurorisë, Murati duhet të fajësohet për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë.

Murati ishte arrestuar në tetor pas zbulimit të një arsenali armësh në një apartament në zonën e Farkës, bashke me shtetasin Kristjan Gjini. 2 muaj pas arrestimit, atij iu ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie. Ka qenë prokuroria e Tiranës që ka rikualifikuar veprën penale, nga ajo e “mbajtës pa leje të armëve të kryer në bashkëpunim” në “armë mbajtje pa leje në banesë”. Kjo sepse sipas tyre, në një prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një gjurmë gishti e Muratit dhe kaq ka mjaftuar për t’i lehtësuar pozitat.

(Kosova Sot Online)