Ahmeti: Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Kartën e Adriatikut të trajtohet sa më shpejt

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 17:29
Ahmeti: Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Kartën e Adriatikut të trajtohet sa më shpejt

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Kartës së Adriatikut – A5, në Shkup, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai kërkoi që kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë duhet të trajtohet sa më shpejtë.

Ahmeti tha se për këtë gjë ekziston mbështetja e shumicës dërmuese të vendeve anëtare.

“Zëvendësministri Ahmeti theksoi rëndësinë e trajtimit sa më të shpejt të kërkesës për anëtarësim të plotë të Republikës së Kosovës në këtë mekanizëm rajonal, përderisa ekziston mbështetja e shumicës dërmuese të vendeve anëtare”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

(Kosova Sot Online)