Disa persona të maskuar demoluan mbrëmë një lokal në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 08:27
Disa persona të maskuar demoluan mbrëmë një lokal në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

Disa persona të maskuar kanë demoluar mbrëmë lokalin e njohur  ‘Bon Vivant’ në qendër të Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”,” tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)