Osmani për vizitë në Vjenë të Austrisë

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 16:27
Osmani për vizitë në Vjenë të Austrisë

Për vizitë në Vjenë të Austrisë, po qëndron presidentja e vendit, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani do të flasë sot për momentumin e ri të integrimit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe Evropë, në një ligjëratë dhe bashkëbisedim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës.

Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, si dhe Ambasada e Kosovës në Austri.

Kosova më 12 maj të vitit të kaluar fillimisht aplikoi në Këshillin e Evropës. Ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai i cili i dorëzoi në Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Ndërsa, në dhjetor po të vitit 2022, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, aplikim i cili u bë në Strasburg nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

(Kosova Sot Online)