ZRrE jep detaje sa euro do të shtrenjtohet rryma për secilën kategori

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 18:10
ZRrE jep detaje sa euro do të shtrenjtohet rryma për secilën kategori

Sot tarifat e reja të energjisë elektrike, që do të jenë më të shtrenjta për 15 përqind, i ka miratuar Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kWh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 40 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kWh, konsumatorët do të kenë rritje mujore prej 4 euro e 20 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kWh, rritja mujore do të jetë deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët që kanë konsum deri në 800 kWh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë”, kanë deklaruar nga ZRRE.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike dhe kostot e larta të importit.

(Kosova Sot Online)